Vincenzo Montella do të jetë trajneri i ardhshëm i Sevillas. Ish tekniku i Milanit, është përzgjedhur për të zëvendësuar të shkarkuarin Eduardo Berrizo, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga mediet spanjolle.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim, sapo Montella të zgjidhë kontratën me kuqezinjtë.
Mësohet se në këtë aventurë, Montella ka zgjedhur të asistohet nga një ish mesfushor italian, që ka luajtur për Juventusin, Enzo Maresca.
Ky i fundit ka një eksperiencë të gjatë edhe në kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur për 4 sezone pikërisht për andaluzianët, por edhe për disa kohë me Malagën.
a.ç