Ambasadori Donald Lu ka dhënë një intervistë për revistën ‘Mapo”, e cila e ka shpallur atë si njeriun e vitit.
Ndryshe nga sa perceptohet në publik, ai thotë se nuk ka ankesa vetëm nga opozita, por dhe nga Edi Rama.
“Edi Rama ankohet fort se sa i padrejtë kam qenë ndaj tij dhe socialistëve, por e bën këtë privatisht.
Opozitës i pëlqen të tregojë publikisht se disa herë janë të pakënaqur me pozicionet e Qeverisë së SHBA.
Është e drejta e tyre.
Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë.
Kemi nxitur prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik”, ka thënë Lu në intervistën e tij. /b.d