BBC ka përzgjedhur disa nga fotot më spektakolare, që tregojnë vitin që po lëmë pas.
Më poshtë ne kemi përzgjedhur disa prej tyre, të shoqëruara me diçiturat përkatëse.
1.Një peligrine ortodokse nga Eitrea, duke u pagëzuar në Ditën e Ujit të Bekuar në lumin Jordan në Bregun Perëndimor në Palestinë.
2.Kandy Freeman mori pjesë në “Jetët e njerëzve me ngjyrë”, një proteste përpara Trump Tower në Nju Jork pas vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga policia e SHBA.
3.Një flutur ka ndalur në hundën e tenistit argjentinas Rafael Nadal, i cili nuk pipëtin.
4.Një shqiponjë po shqyen një dron në jugperëndim të Francës.
5.Për të përkujtuar ditëlindjen e Chalrie Chaplin, rreth 600 persona u veshën me kostumin e Sharlotit, personazhit më të famshëm të tij.
6.Mali Etna në Itali, ku ndodhet vullkani më aktiv në Europë. Në shkurt Etna hodhi llavë në Siçili.
7.Një muslimane Rohinghia, e ndihmuar nga fotografët për të kaluar kufirin nga Mianmari në Bangladesh ku u arratisën si pasojë e gjenocidit.
8.Deputeti opozitar kenian, Caleb Amisi Luya, i përfshirë nga gazi lotësjellës gjatë një proteste në Nairobi.
9.Zjarrëfikës duke pushuar në Penela, Portugalinë Qendrore, e cila u përfshi këtë verë nga zjarre të tmerrshme dhe masive.
10.Atmofera përpara nisjes së Kongresit të 19 të Partisë Komuniste Kineze, ku Xi Jinping mori edhe një tjetër mandat 5-vjeçar për të drejtuar vendin.
11.Një refugjat afrikan, pasi ka përshkruar shkretëtirën e Saharasë ka përfunduar në kampet në Libi, por qëllimi i tij ishte që të kalonte në Europë.
12.Të rinj duke festuar pas dorëheqjes së Robert Mugabes, ish-presidentit të Zimbabves.
13.Një baba i ri mban vajzën e vogël për të parë matanë kufirit, në një mur që ndan SHBA dhe Meksikën.
a.ç