Policia ka vënë në pranga 3 persona, pasi akuzohet se tentuan të vrisnin me mjete të forta një 27-vjeçar në fshatin Podgorie të Korçës.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje pas një sherri banal, ndërsa i riu ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë
Arrestohen në flagrancë nga Policia, tre autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dje në fshatin Podgorie, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.
Në vijim të informacionit datë 27.12.2017, ju informojmë se specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj personit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
• Eduart Xhemollari, 25 vjeç,
• Jani Xhemollari, 48 vjeç
• Marenglen Bollguri, 27 vjeç, (kushërinj mes tyre) të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27.12.2017, në fshatin Podgorie, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Podgorie, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.
javanews.al/a.ç