Çizmja e Monika Kryemadhit që u hodh seancën e fundit në drejtim të Ramës është për LSI-në, simbol i çizmes së pushtetit që po rëndon mbi qafën e kujtdo.
Pyetjes se gazetarit se në seancën parlamentare ku pati një reagim të pazakontë të Monika Kryemadhit, ku ajo goditi me çizme në drejtim të Edi Ramës, a jeni krenarë për ato pamje, nenkryetari i LSI Petrit Vasili u pergjigj se:
“Pa diskutim që po! Mendoj se edhe ju të gjithë duhet të jeni të shqetësuar nga çizmja e pushtetit. Duhet të jeni ju shumë të shqetësuar, që çizmja e pushtetit ju rri te qafa. Ka një Çizme shumtë rëndë të pushtetit që na qëndron të gjithëve në qafë.
Kemi një shtet që nuk i mbron qytetarët nga penalizimet e tatimorëve, nuk kujdesen për mënyrës se si paguajnë qytetarët nga i pari deri tek i fundit.
Ky shtet fut njerëzit për 20 mijë lekë të vjetra për energjinë elektrike ndërsa ish-ministri vjen vërdalla pa problem, ata u bën bllok për të penguar heqjen e imunitetit dhe dënimin e tij, pra ka një çizme shumë të rëndë të pushtetit e cila qëndron në qafë të njerëzve.
Mendoj se pas 25 vitesh Shqipëria duhet të ishte më e lirë dhe demokratike, mendje hapur, sot kemi një qeveri që është shumë larg asaj të Adil Çarçanit që po jepte shpirt në fund të viteve 9, u detyrua të pranonte pluralizmin, kjo qeveri është më ke se ata.
Ky ishte një veprim simbolik i cili ajo ishte ajo që mendojnë shqiptarët, nëse do ishin brenda parlamentit atëherë do të hidhnin gjëra më të mëdha se çizmja e Monika Kryemadhit për të treguar se si përballen qytetarët me vështirësitë, se si iu sekuestrohet makina..”.
Petrit Vasili thotë në një intervistë për Report TV se ende nuk është marrë vendimi nëse do të ketë ose jo bojkot na janar përveç protestave, por për të beteja është në parlament dhe shprehet kundër djegies së mandateve.
Vasili vlerëson maksimalisht kryepeshkopin Anastas Janullatos, të cilin Meta e bëri shqiptar, pasi 5 presidentë të tjerë i kishin refuzuar shtetësinë.
LSI ka përjashtuar këshilltarët bashkiakë që votuan kundër vendimit të partisë, duke votuar buxhetin e kryebashkiakëve socialistë në Durrës e Tiranë.
Vasili argumenton se shqetësimi për votën kundër SHBA-së në OKB nuk është një shqetësim servil, por real, duke marrë në konsideratë kontributin amerikan në shtetformimin shqiptar.