Shefat e diplomacisë ruse dhe amerikane, Sergei Lavrov dhe Rex Tillerson zhvilluan të martën një bisedë telefonike kushtuar programit bërthamor koreano-verior duke e vënë theksin tek rëndësia për të kaluar në një fazë negociatash, sipas Moskës.
“Dy palët ndajnë mendimin se programi i raketës bërthamore koreano-veriore është në kundërshtim me kërkesat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, theksoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Ata nënvizuan se ishte i nevojshëm kalimi nga një gjuhë sanksionesh në një proces negociatash sa me shpejt të jetë e mundur.