Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për zjarrëvënie të qëllimshme.
I arrestuari Erion Hasballa dyshohet ti ketë vënë zjarrin një makine tip Benz në përdorim të shtetasit F.L.
“Më datë 24.12.2017 në fshatin Qukës për motive të dobëta dyshohet t’i ketë vënë zjarrin mjetit tip “Benz” që e kishte në përdorim shtetasi F.L., 26 vjeç banues në fshatin Qukës” .
Si pasojë, janë djegur pjesërisht sendiljet e mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 151 dhe 22 të Kodit Penal.
a.ç