Policia e Durrësit ka bërë ndalimin e një 32-vjeçari të dënuar me mbi 3 vjet heqje lirie.
Në pranga ka rënë Petrit Cërriku, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” më shumë se një herë parashikuar në nenin 324/a/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
a.ç