Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qene sot per nje vizite ngushellimi ne familjen e Florenc Beqiraj, te riut nga Shkodra qe gjeti vdekjen ne spitalin francez, pasi u dergua aty pa shenja jete, teksa mbahej ne burg. Ne kete vizite, Bushati ka qene i shoqeruar nga deputeti Luan Harusha.
Ne biseden e zhvilluar me nenen dhe familjare te tjere te viktimes, Ministri Bushati i shprehu ngushellimet dhe garantoi se ceshtja do te hetohet deri ne fund. “Prokuroria franceze ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes”- tha Bushati.
Zyra per shtyp e ministrit ben te ditur se ministri ka deklaruara para familjareve se “Qeveria merr persiper shpenzimet per transportin e trupit te viktimes dhe sjelljen ne atdhe”.
Bushati ka theksuar se “Kemi ne kontakt te panderprere me autoritet Franceze, ministrine e Brendshme dhe te jashtme. Te presim perfundimin e hetimeve, te respektojme vdekjen. Rrioritare per ne qe hetimet te shkojne deri ne fund dhe te zbardhen rrethanat”.
Spitali Marsejë
Nderkaq spitali i Marsejës ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Florenc Beqiraj. Një zyrtar i spitalit ka deklaruar në një prononcim për “Reuters” se shqiptari humbi jetën pavarësisht ndihmës nga mjekët.
“Pavarësisht kujdesit që i ishte dhënë nga mjekët 23-vjeçari u nda nga jeta” deklaroi ai. Familjarët kanë akuzuar mjekët se djalit të tyre i hoqën tubin e oksigjenit që e mbanin në jetë duke mos pyetur të afërmit. Nga spitali nuk ka asnjë reagim në lidhje me akuzat e familjes.