Ndryshe nga viti i kaluar kur ambasadori Lu vendosi ti uronte shqiptarët duke kënduar në gjuhën shqipe, këtë vit ka zgjedhur një tjetër këngë. Donald Lu , i shoqëruar nga stafi i tij dhe çifti Venera Lumani e Lind Islami urojnë duke kënduar “Jingle Bells”
Në ambientet e ambasadës ky version i kësaj kënge tradicionale festash, u soll i kënduar në një mënyrë tejet të veçantë. Në përshkrimin krah videos ambasada uron për Krishtlindje të gëzuara e Vit të Ri të lumtur.Postimi i plotë:
Shumë urime për Krishtlindje të gëzuara dhe një Vit të Ri të lumtur nga e gjithë skuadra jonë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Shumë falenderime për Venerën dhe Lindin për këtë version të mrekullueshëm të Jingle Bells.
Kujtojmë se edhe vitin e shkuar ambasadori Lu ka zgjedur një këngë për të uruar vitin e ri, të shoqëruar nga Alar Band. Të shohim ç’do na sjellë vitin tjetër!
Jingle Bells – Venera & Lindi ft. U.S. Embassy Staff
?? | Shumë urime për Krishtlindje të gëzuara dhe një Vit të Ri të lumtur nga e gjithë skuadra jonë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Shumë falenderime për Venerën dhe Lindin për këtë version të mrekullueshëm të Jingle Bells. ?? | Wishing you a very merry Christmas and a happy New Year from our entire U.S. Embassy Team. Thanks to Venera and Lindi for this beautiful rendition of Jingle Bells. ?⛄️?????
Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 25. Dezember 2017