Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja ka qenë një nga deputetët e maxhorancës që nuk ka mundur të votojë për Kryeprokuroren e re Arta Marku. Në një bisedë në studion e emisionit “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Ulsi Manja flet pikërisht për seancën e 18 dhjetorit, për protestën jashtë dhe brenda parlamentit të nxitur nga opozita. Ai thotë se bashkë me deputeten Ermonela Felaj nuk ka mundur të votojë, ndërsa flet për rrezikun që do t’i kanosej deputetëve nëse turma e protestuesve hynte në parlament, raporton “BalkanWeb”.
Si e patë gjithë atë seancë të zhurmshme?
Shumë zhurmë për asgjë. Duhet të ishte një seancë normale parlamentarë për vetë faktin se Kuvendi atë ditë sipas detyrimeve të ligjit do të emëronte jë nga prokurorët e vendit për Kryeprokuror deri në zgjedhjen institucioneve Kushtetuese. Opozita nuk e di për çfarë arsyesh, që vetëm ata që e inskenuan atë zhurmë e dinë më mirë.
Pamë pamje të frikshme, Berisha që kapej në foltore, deputetja që goditej etj një imazh jo i mirë. A është zgjedhur në mënyrë normale Kryeprokurori?
Është zgjedhur në mënyrën që parashikon strikt ligji. Është zgjedhur konform ligjit për organizmin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë. Kuvendi nuk mundet të heshtë ose të mos ndërhyjë për të zgjidhur një ngërç të tillë institucional kur Kryeprokurorit i kishte mbaruar mandati. Po të mos e bënte Kuvendi, kush duhet ta bënte. Natyrisht nuk pres që zgjidhjet të vijnë nga dhuna, por është rasti sot të falënderoj kolegët e shumicës për qetësinë dhe durimin që treguan në seancë pavarësisht provokimeve të ulëta. Provokime të tilla që mund të çonin edhe në konfrontim fizik gjë e cila nuk ka ndodhur në atë sallë në 27 vite.
Çfarë konfliktesh për shembull?
Kanë bërë xhiron e botës pamjet. Tentativat për t’iu mohuar kolegëve të drejtën e votës duke përdor çdo lloj mjeti nuk është parë në sallë.
Kë atakoni?
Ka një vendim të Byrosë së Kuvendit për 7 deputetë. Unë dhe kolegia ime Felaj nuk arritëm të votonim për Prokurorin e përgjithshëm edhe pse ishim nismëtarë. Nuk na lanë të votojmë, përveç kësaj nuk kam çfarë të them.
Por nga ana tjetër kemi edhe pamjet e Taulant Ballës…
Ne ishim deputetë fizik në sallë. Jemi me zë dhe figurë dhe në momentin që dikush të mohon të drejtën e votës do shfrytëzuar të gjitha mundësitë për ta ushtruar të drejtën e votës. Ajo do ishte e rëndë nëse ne nuk do ishim në atë sallë.
Ju dhatë një deklaratë jashtë Kuvendit, ku ju ndërhyri zonja Kryemadhi, si e pritët?
Unë në fakt isha i fokusuar tek ajo çka desha unë të përçoj tek qytetarët sepse ishte një moment delikat sepse edhe turma po tentonte të hynte në Kuvend, gjë që duhet të gjykohet më vonë. Ata kolegë të opozi8tës që i bënë thirrje qytetarëve të futen në sallën e Kuvendit duhet të skuqen më vonë. Nëse turma do kishte hyrë në sallën e Kuvendit, nuk e di se çfarë do kishte ndodhur por do ishte rrezikuar seriozisht jeta e deputetëve ky do ishte fundi i parlamentarizmit. Dhe as sa ndodhi ishte e tepërt. Nuk po merrej një nga jashtë sistemit për ta vendosur si Kryeprokuror.