Interi mposhtet në ndeshjen e dytë radhazi në kampionat, këtë herë ndaj Sassuolos me shifrat 1-0.
Facinelli e shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për vendasit në minutën e 34-të.
Inter pati rastin ta barazojë rezultatin ne fillim të pjesës së dytë, por kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, si rrallë herë dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Interi pati edhe disa mundësi deri në fund të ndeshjes, por nuk arriti asnjëherë ta gjejë rrjetën e portës së Consiglit.
Inter mbetet në vendin e tretë në tabelë me 40 pikë, dy më shumë se Roma që është e katërta me dy ndeshje më pak të luajtura.
Interi tani mbetet pesë pikë mbrapa Napolit që është i parë me 45 pikë, dhe një më pak se Juventus që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërkohë, Sassuolo shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 14-të.