Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një automjet përplasi dy këmbësorë, mes tyre një fëmijë 10 vjec.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çaushli. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se të plagosur kanë mbetur tre persona, shtetasja me inicialet A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç dhe shoferi, shtetasi me iciailet A.F, 31 vjeç.
Informacion paraprak
Më datë 23.12.2017, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volkswagen” me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë.
Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
a.ç