Nena e Florenc Beqirit, Laureta Beqiri dhe gjyshja Fife Rexha reagojnë pas ndarjes nga jeta te Florenc Beqirit ne France. Në një prononcim për “BalkanWeb” te siguruar , nena e tij mes lotësh ka dyshime se Florencin e ka vrare policia franceze ose te burgosurit.
Ajo thotë se Florenci ka qene rreth një muaj ne burg. Hera e fundit kur ka folur me djalin ka qene data 8 dhjetor. Me pas njëherë familjaret kane folur me një polic te burgut i cili i ka thëne Florenci ka shkuar u dhunuar ne spital.
Nena e Florencit shprehet se burri i saj e ka gjetur djalin te dhunuar ne spital, me tela ne mish. Familjaret kane dyshime se mjeket francez i kane hequr tubat e oksigjenit ndërsa edhe gjyshja e tij dyshon se është nje vrasje ne bashkëpunim mes policisë dhe spitalit per te fshehur ngjarjen. Familja Beqiri kërkon drejtësi dhe te zbardhet ngjarja. Po ashtu i ben apel shtetit qe te sjellin trupin e Florencit sepse skane mundësi ekonomike.