Një atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia njofton se shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë fisi Çapja. Qytetarët në vendngjarje bëjnë me dije se janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur asnjë person.
Autorët kanë qëlluar nga makina e tyre tip BMW, në drejtim të disa personave, ndërsa më pas kanë djegur mjetin e tyre për të fshehur gjurmët. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij atentati. Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të lagjen ‘5 Maji’ me një automjet tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”. Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se: Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve.
Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
a.ç