Dy persona kenë mbetur të plagosur në Gramsh, pas një konflikti mes tyre. Në pranga kanë përfunduar Bledar Kumria, 31 vjeç banues në fshatin Pishaj Gramsh dhe Eni Dollani, 26 vjeç banues në fshatin Pishaj Gramsh.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në fshatin Bersnik të Njësisë Administrative Kodovjat Gramsh për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin Erind Berbiu dhe dyshohen ta kenë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, nga efektivat e policisë është bërë arrestimi i Erind Berbiu, 31 vjeç banues në fshatin Kodovjat Gramsh, pasi në konflikt e sipër dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë (thikë) Eni Dollanin duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Të dy shtetasit, ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
a.ç