Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, shpreson që portieri, Manuel Neuer, të kthehet në stërvitje në fund të muajit shkurt ose në fillim të marsit në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi nga qershori.
31 vjeçari nuk është paraqitur për Bayern Munich që nga shtatori pas një operacioni në këmbën e majtë dhe duket qartë tashmë se kampionët e Bundesligës nuk mund të mbështeten shumë te gardiani i Gjermanisë për sezonin 2017/18.
“Plani është që të kthehet në stërvitje në shkurt apo mars, ka nevojë për kohë që të rikuperohet”, tha Low për “Radio B5”.“Ai është portieri më i mirë në botë, kapiteni ynë dhe kemi nevojë për të”, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)