Atletico Madridi ka pësuar humbje në La Liga.
Espanyol është skuadra që i ka shkaktuar disfatën e parë ekipit të Diego Simeones për sezonin 2017/18, duke e mposhtur 1:0.
Sergio Garcia në minutën e 88’të, ishte ai që shënoi për t’ia shkaktuar Atleticos humbjen e parë që mbetet në pozitën e dytë në La Liga me 36 pikë, të cilën mund ta humbasë nëse Valencia fiton të shtunën kundër Villarrealit, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)