Apple është duke u përballur me një numër padish, pak ditë pasi pranoi se ngadalëson modelet e vjetra të iPhonëve.
Të mërkurën, gjiganti amerikan pranoi se ngadalëson punën e iPhonëve për të shtuar jetëgjatësinë e tyre dhe për të parandaluar ndaljen e kohëpaskohshme shkaku i vjetërsimit të baterisë.
Disa përdorues të Apple nuk janë të lumtur me mos transparencën për punën e iPhonëve dhe shihet si mundësi që ata të kalojnë në pajisjet më të reja.
Stefan Bogdanovich dhe Dakota Speas nga Los Angeles kanë ngritur padi ndaj Apple, duke akuzuar kompaninë për ndërhyrje në pajisje pa dijeninë e tyre.
Dyshja kanë kërkuar që të kompensohen të gjithë përdoruesit që kanë iPhonë më të vjetër se iPhone 8, përgatiti Koha. (b.an)