Është deklaruar rreth përpjekjes së dështuar për ta rrëzuar Gjykatën Speciale, edhe deputeti i Vetëvendosjes, ish-komandanti në UÇK, Rexhep Selimi.
“Kush është PËR dhe kush është KUNDËR Gjykatës Speciale u pa me votë më 3 Gusht 2015.
Le ta shfuqizojmë, pra, atë Ligj nën dritën e diellit, jo në pazaret e natës. Punët e natës nuk dihet se si i zbardh drita. Prandaj duhet dritë në këtë rrugë”, ka thënë Selimi. (b.an)