Pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj vendeve që votuan pro rezolutës që dënonte vendimin e tij për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, ka reaguar edhe ish-drejtori i CIA-s Brennan.
Kërcënimet e Trump ai i ka vlerësuar si tregues të natyrës së Trump prej autokrati dhe narcisti. Sipas tij, deklaratat e presidentit amerikan shkojnë përtej egërsisë dhe janë të dënueshme.
“Kërcënimi i administratës së Trump për t’u hakmarrë ndaj kombeve që ushtrojnë të drejtën sovrane në OKB për të kundërshtuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara mbi Jeruzalemin është përtej egërsisë. Tregon se Trump pret besnikëri të verbër dhe nënshtrim nga të gjithë, cilësië që gjenden zakonisht në autokratë hakmarrës narcist”, ka thënë Brennan./JavaNews/a.m.