Disa ditë para El Clasico është folur shumë për mundësinë që lojtarët e Barcelonës ta formojnë korridorin e nderit për lojtarët e Real Madridit, në mënyrë që ta nderojnë fituesin e Kupës së Botës për Klube, me Cristiano Ronaldon në mesin e atyre që kishte thënë se do ta pëlqente një gjë të tillë.
Klubi katalan është kritikuar për mungesë respekti duke mos dashur ta bëjë një gjë të tillë, transmeton Express.
Por, sot, një ditë para super derbit, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë në një konferencë se korridori i nderit e ka humbur rëndësinë.“Korridori i nderit ishte diçka që bëhej vite më parë si simbol nderi, si vlerësim ndërmjet lojtarëve, atëherë kur futbolli ende nuk e kishte fituar këtë ngjyrë që po ndot gjithçka”, ka thënë Valverde.
“Ne e vlerësojmë Real Madridin dhe ia njohim të arriturat këtë vit”, shtoi ai.“Nuk do ta bëja korridorin e nderit për askënd dhe nuk dua që dikush ta bëjë për ne”, ka insistuar ai. (b.an)