Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me çështjen e 23-vjeçarit shqiptar i cili ndodhet në gjendje koma në një spital të Marsejës. Ai u transportua aty nga burgu ku ndodhej pasi ishte ndaluar pa dokumente.
Sipas informacioneve të grumbulluara nga trupi diplomatik i Shqipërisë në Francë, raportohet se Florenc Beqiraj ka tentuar që të vetëvritet, ndërkohë të afërmit pretendojnë se tentuan ta vrasin.
“Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë,” nënvizon ambasada në reagimin e saj.
Ndërkohë më herët kanë reaguar edhe të afërmit e të riut të cilët shprehen se nuk do të lejojnë heqjen e tubave.
Deklarata e plotë
Shtetasi shqiptar Florenc Beqiraj, lindur më 27.09.1994, ndodhet që prej datës 15 dhjetor 2017 në spitalin Nord të Marsejës, pavijoni i reanimacionit Léon, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit, pothuajse pa asnjë shpresë për të jetuar. Pacienti mbahet në jetë nëpërmjet makinerive të asistencës vitale.
Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë.
Sidoqoftë, për momentin nuk ka një version zyrtar të ngjarjes, të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar.
Shërbimi konsullor, që në datën 15 dhjetor 2017,ka qenë në mënyrë të pandërprerë në kontakt me spitalin, familjarët dhe me autoritetet që po merren me hetimet. Dje, pranë pacientit u paraqit i ati. E verteta eshte qe perfaqsia shqiptare ne France ka qene ne kontakt te panderpre me autoritetet Franceze.
/a.m.