Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar ”SEVEN” ku janë sekuestruar 155 kg drogë të llojit kanabis. Në pranga kanë rënë 7 persona, mes të cilëve dhe organizatori.
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë sëbashku me Strukturat Policore të Komisariatit Vlorë dhe grupin e FNSH-së Fier, gjatë natës së sotme kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar ”SEVEN”, ku si rezultat janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni antidrogë është finalizuar në dy fshatra, konkretisht: në fshatin Velç, në banesën e shtetasit Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.
Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, shtetasit : Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund, Vito Gashi, 56 vjeçe, banuese në Shushicë, Enver Gashi, 28 vjeç, banues në Shushicë, Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues në Shushicë.
Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të shtetasit Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij shtetasit Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpuntor, shtetasit : Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç, banues në Vllahinë, (organizator), Tomorr Karçanaj, 55 vjeç, banues në Vllahinë, (bashkëpuntor).
Policia Vlorë në përfundim të veprimeve hetimore ka bërë : arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve të lartpërmendur, sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të :
– 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
– 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate,
– 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe
– 7 aparate celular.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale të ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.
ma.me