Mbetet në qeli 29-vjeçari i cili u përfshi në aksident me eskortën e kryeminsitrit Rama në datën 27 nëntor. Gjykata e Apelit në Korçë ka vendfosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për shtetasin Spiro Naçi.
Ai u la në arrest nga Gjykata e Apelit, me argumentin se për një periudhë 30 ditore do të dilte ekspertimi mjeko-ligjor dhe ai auto-teknik në lidhje me aksidentin.
Spiro Naçi u arrestua në flagrancë për aksidentin e datës 27 nëntor në afërsi të fshatit Biranj, ku u dëmtuan dy efektivë të Gardës së Republikës, të cilët shoqëronin kryeministrin Rama në takimin dy ditorë të Shqipërisë dhe Kosovës në Korçë./a.m.