Marrëdhëniet mes Florentino Perezit dhe Cristiano Ronaldos janë më të thyera se kurrë më parë. Presidenti i Real Madridit nuk ka hezituar ta kapë telefonin dhe t’iu telefonojë disa skuadrave evropiane për t’ua ofruar atyre Cristiano Ronaldon.
Sipas Diario Gol, drejtuesit e “Los Blancos” janë duke e konsideruar seriozisht mundësinë për ta hequr qafe portugezin verën që vjen, për shkak se sulmuesi është konsumues jashtëzakonisht i madh financiar dhe nuk performon si më parë, transmeton Express.
Qëllimi i Perezit është ta bëjë ndonjë klub të madh evropian t’i trokasë në derë dhe të paguajë miliona për Ronaldon.
Kjo është arsyeja pse ai i ka bërë ato telefonata në klubet që janë të interesuara për të, duke ua shpjeguar situatën dhe duke i pyetur: “Dëshironi ta blini Cristiano Ronaldon?”. Por, befasia është se askush nuk është i gatshëm të paguajë çmimin që Madridi ia ka vënë Ronaldos. E aq më pak rrogën që lojtari e kërkon. (b.an)