La Liga ka njoftuar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përcillen dhe fokusohen tërë kohën nga kamera individuale gjatë El Clasicos të shtunën në mesditë.
Real Madridi do të ndeshet me Barcelonën në “Santiago Bernabeu” të shtunën duke filluar nga ora 13:00, dhe të gjithë sytë do të jenë kah Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, transmeton Express.
Ndërkohë, adhuruesit që do ta përcjellin këtë ndeshje nga larg do të jenë në gjendje ta shohin çdo lëvizje të tyre, me La Ligën që ka njoftuar se kamera të veçanta do ta gjurmojnë çdo lëvizje që bëjnë këto dy superyje.
“Dy kamera do t’i fokusojnë nga afër sulmuesin portugez dhe atë argjentinas, duke ua mundësuar adhurueseve të shohin çdo lëvizje që bëjnë ata”, ka thënë La Liga në një komunikatë. (b.an)