Raportohet se Milani do të përballet me një gjobë prej 20 milionë euro nga UEFA, në kuadër të marrëveshjes së tyre për zgjidhjen e problemit të Financial Fair Play (FFP).
Sipas gazetës italiane “Leggo”, gjoba prej 5 milionë euro është definitive, ndërsa një gjobë tjetër prej 15 milionë euro do t’i kushtëzohet Milanit për të arritur rezultate të caktuara ekonomike, transmeton Express.
Gjoba nga UEFA vjen pasi Milani dështoi ta negociojë një marrëveshje vullnetare me organin qeverisës të futbollit evropian, e cila kishte dyshime rreth aftësive të klubit italian për ta ripaguar kredinë prej 300 milionë eurove deri në tetor të vitit të ardhshëm, përgatiti “Express”. (b.an)