Kanosi duke i kërkuar 2 mijë euro pasi do t’i nxirrte fotot nudo Gjykata e Krimeve të Rënda cakton arrest me burg për Gëzim Shkurtin.
Shkurti, 29 vjeç, nga Laçi, u arrestua një ditë më parë nga policia e Lezhës pas kallëzimit të bërë nga D.P 48-vjeçe.
Ai i ka marrë fillimisht, që të mos i publikonte në rrjetet sociale fotot nudo, 1150 euro. Por i riu nuk është mjaftuar me kaq. 29-vjeçari ka vijuar me shantazhet ndaj gruas duke tentuar t’i marrë asaj edhe shumën e 2000 euro. D.P nuk ka pranuar të paguajë shumën në fjalë dhe kallëzoi në polici të riun.
Gëzim Shkurti u la sot në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e “Shtrėngimit me anė tė dhunės ose kanosjes pėr dhėnie pasurie”./a.ç