Sulm terrorist në Gjykatën e Apelit në Athinë. Mësohet se një bombë ka shpërthyer në orën 03:35 të mëngjesit të sotëm. Mediat greke raportojnë se nga shpërthimi u shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Nga të dhënat paraprake mësohet se bomba ishte vendosur në një çante nga 4 persona, në hyrje të gjykatës. Terroristët kishin zbritur nga një furgon, ndërsa dy prej tyre kishin vendosur në godinë mjet shpërthyes.
Ndërkohë, njëri nga terroristet qëlloi me armë dhe plagosi rende rojën e Gjykatës se Apelit. Në orën 02:35 ata telefonuan dy gazeta për të paralajmëruar për shpërthimin.
Sakaq, dyshohet se pas sulmit fshihet organizata terroriste “OLA” ose organizata “Kryengritja”. Ministria e Drejtësisë Kondonis dënon aktin terrorist. “Donin te vrisnin rojen, nje njeri ne krye te detyres. Sulm ndaj demokracise”, deklaroi ai ne ERT
a.ç