Gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur këshilltare në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, ka dënuar pozicionimin e Shqipërisë kundër Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkitazi me statusin e Jerusalemit.
Plot 128 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën.
Milicaj, politikane republikane, mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.
Vendimi i qeverisë së Edi Ramës ka tronditur edhe Kosovën. Ka reaguar edhe vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.Ai ka thënë se për dallim prej Shqipërisë, Kosova do të rreshtohej krah SHBA’së në OKB, edhe sikur të ishte e vetmja, përgatiti ”Express”. (b.an)