Interi raportohet se është duke punuar në transferimin e sulmuesit të Shakhtar Donetskut, Bernardin, gjatë muajit janar.
Sipas Tuttomercatoweb, Bernardi për një kohë të gjatë admirohet nga drejtorët e Interit, të cilët janë të përgatitur për transferimin e tij gjatë muajit janar.
Në këtë garë Interin e ka rivalizuar ekipi kinez Hebei Fortune që ka ofruar 10 milionë euro pagë vjetore për 25-vjeçarin brazilian, përgatiti Koha. (b.an)