Dennis Bergkamp dhe stafi teknik i Ajax Amsterdam jane pezulluar te enjten nga drejtoria e klubit, qe eshte shprehur se “ka humbur besimin ne kapacitetet e tyre”.
Ajax mban vendin e 2-te ne kampionatin e Holandes me 5 pike me pas se kryesuesit e PSV Eindhoven.
“Ajax ka pezulluar Marcel Keizer, ndihmes-trajnerin Hennie Spijkerman dhe Dennis Bergkamp dhe drejtoria do te diskutoje edhe fundin e kontratave te tyre”, theksoi klubi i Ajax.
Ajax, finalist i Europa League ne sezonin e fundit, eshte eliminuar ne turin e 3-te paraeliminator te Liges se Kampioneve nga francezet e Nice e me pas ne play off ne C3 nga norvegjezet e Rosenborg.
Kjo eshte hera e pare qe nga sezoni 1966-67 qe klubi me me shume tituj ne futbollin holandez, nuk luan ne asnje kupe evropiane. /b.d