Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ne mbledhjen e sotme ka marre shume vendime, mes te cileve:
1.FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, denohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lekë.
2.Lojtari i KF “Besa”, Besmir Kullolli, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3.Lojtari i KF “Beslidhja”, Bangoura Moiss Baaou, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Zyrtari i KF “Erzeni”, Shkëlqim Troplini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Zyrtari i KF “Erzeni”,Dorian Bubeqi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. /b.d