Historia e një 24-vjeçareje shqiptare është bërë jehonë në mediat italiane. Ajo tregon se si për të mbrojtur nderin dhe reputacionin e familjes, pasi u përdhunua nga një djalë vendosi të fejohej e martohej me të, edhe pse lidhja në fund nuk u bë. Për arsye se djali nuk e dëshironte këtë lidhje, 24-vjeçarja E. vendosi ta denonconte për përdhunim.
Pasi synte studimet, pas përdhunimit jeta e saj mori rrjedhë komplet tjetër, madje duke tentuar edhe vetëvrasjen, por me ndihmën e një psikologu rimori veten.
Ajo ka denoncuar shtetasin E, edhe ai shqiptar pasi rrëfen se kur ishte 18 vjec u përdhunua nga shqiptari me të cilin u njoh në Facebook dhe patën një lidhje të fshehtë nga familja.
“Edhe pse ndjeja për të, nuk doja raport seksual me dëshirë, kështu që ai më përdhunoi. Unë duhet të isha e virgjër për martesë, por nuk ndodhi kështu, edhe pse prisja që ai të vendoste për fejesë”- thotë ajo
Djali më pas prishi cdo raport me të dhe ajo u ndje e mashtruar. Këtu historia vetëm sa nis, pasi problemi bëhet tashmë çështje e familjeve dhe përfundon në gjyq.
Sipas medias italiane, “i ati, pasi mësoi që vajza e tij E. ishte përdhunuar duke e marrë vesh këtë nga një seancë e mëparshme në gjykatë, pas tentativave per zgjidhje. ishte mbyllur në një dhomë për të menduar një zgjidhje të mundshme të problemit”.
Ne nje nga seancat e fundit, ne gjyq ishin nëna, babai, policet qe hetuan dhe mjeket qe kishin vizituar vajzen. Nena shpjegoi ne gjyq para akuzes, mbrojtjes dhe gjykatesit situaten, dhe çfarë kishte thënë vajza kur u kthye në shtëpi. Tani gjykata do të duhet të vendosë se si ta mbyllë çështjen përtej asaj që vendos ligji i Kanunit. Gjithashtu mediat italiane raportojnë se vajza është martuar në Shqipëri me një burrë tjetër./BW