Numri i azilkërkuesve të pabazuar, të cilët vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ka rënie të dukshme krahasuar më periudhën e mëhershme, shkruan Koha Ditore.
Por kërcënim nga këto vende për sigurinë e BE-së janë grupet e krimit të organizuar.
Një konstatim i tillë ka dalë nga një raport i miratuar të mërkurën në Bruksel lidhur me vazhdimin e përmbushjes së kritereve të liberalizimit të vizave për vendet për të cilat një liberalizim i tillë tashmë ekziston. (b.an)