Emisioni më I shikuar shqiptar “Fiks Fare” mbushi 15 vite. Në historinë e medias së re shqiptar, ky është ndër ato produkte, të cilat nuk kanë afat skandence. Dhe ka një shpjegim për fuqinë e tij.
Së pari ky është një produkt që bashkoi eksperiencën e gjatë si gazetar investigativ, të editorit të tij Filip Çakuli me sarkzmën dhe humorin që e shet atë për publikun. Nga brezi I vjetër I gazetarëve të para vitit 90, kanë rezistuar shumë pak vet, por I vetmi që ka rezituar si I sukseshëm është Filipi. Dhe kjo na kthen dhe një herë tek debati se përse ka kaq shumë skarco në shtypin shqiptar. Përgjigjia është tek fakti që prodhuesit janë vet skarco.
Së dyti suksesi I “Fiks Fare” varet nga produktet e tij. Në këto 15 vite më shumë zyrtarë të arrestuar kanë shkuar në burg nga “Fiks Fare”, se sa nga prokuroria apo akuzat e ngritura nga vet zyrtarët. Fuqia denoncuese e emisionit është kthyer në një mit popullor, aq sa kur njerëzit janë nervozë me pushtetin, apo administratën, kërcënimi I parë që bëjnë, nuk është se do të denoncojnë në polici apo gjykatë, por tek “Fiks Fare”.
Në 15 vite, ka pasur tema të mëdha që kanë tronsitur opinionin shqiptar dhe më gjerë. Kujtojmë se ky emision ka investiguar I pari trafikun e foshnjave me Greqinë me fakte konkrete duke arrestuar dhe trafikantët grek të qënieve njerëzore. Ka denoncuar skandale seksuale, që nga pedofilia e një prifti ortodoks, deri tek zullumet e një Ministri që abzuonte me femrat seksualisht në detyrë, duke u zbërthyer “mbërtheckat’. Ai është emisioni që ka zbuluar skandale të sigurisë ushqimore, ujit të pijshëm, cilësisë së naftës, korrupsionit në drejtësi etj.
Së treti Fiks fare ka provuar se suksesi I tij nuk qëndron tek forma, por tek përmbajtja. Formën kanë tentuar tia kopjojnë shumë televizione të tjera, por ajo është si një ekran që nuk lidhet me njësinë e kompjuterit. Suksesi real I emisionit është tek beteja me temat sociale, me problemet e përditëshme të njerëzve dhe stafin e gjerë dhe të përkushtuar që ja del tu jap zë, halleve të njerëzve. Ai është nga të paktët emisione që ka fansat e tij të “sëmurë” për të, dhe që nuk e lëvizin telekomandën në orën që trasmetohet . Dhe kjo ebën atë unik dhe të pakopjueshëm.
Në këto kushte mund të themi se “Fiks Fare” do të vazhdoj të jetoj, dhe të ketë sukses, për sa kohë ai do të ketë të njëjtat parime pavarësie që ka aplikuar deri tani, të njëjtën mbështetje nga televizioni që e ka prodhuar dhe të njëjtin stil pune nga themeluesit dhe stafi I tij. Ai është si një bimë e paeksportueshme diku tjetër , jashtë terrenit ku ka lindur. Suksesi I derisotëm dhe ai në të ardhmen, janë të lidhur me klimën, oksigjenin dhe fuqinë që ka arriutr të prodhoj vet aty ku është.