Policia italiane ka mundur të çojë prapa hekurave një grup të rrezikshëm trafikantësh shqiptarë të kokainës, që Brenda pak kohësh ishin kthyer në “zotërit” e tregut në Parma.
Media italiane jep një sërë detajesh në lidhje me kapon e bandës, shtetasin 41 vjeçar me inicialet K.A. Kapoja shqiptar i kokainës ishte mjaft i ashpër dhe i rreptë me “punonjësit”, madje në shumë përgjime të kryera nga autoritetet italiane, shpesh ai dëgjohej tek paralajmëronte dhe hiqte nga “puna” shpërndarësit e kokainës.
Të rinjtë vinin direkt nga Shqipëria përmes një vize turistike dhe punonin nën “tutelën” e kapos së kokainës.
Nëse dikush tentonte te negocionte çmimin e drogës për përftimi personal atëherë “punonjësi” ndëshkohej ashpër nga banda.
“Për mua ata do të kthehen në Shqipëri e do të hanë pleh, sepse ata nuk kanë më besimin tim” – dëgjohet në një nga përgjimet e bëra nga policia.
Kapoja shqiptar kërkon besim të verbër nga punonjësit e tij dhe ishte përgjegjës edhe për sjelljen e tyre me vizë turistike, “punën” për 3 muaj e më pas rikthimin në Shqipëri. Çmimi me të cilin banda shiste drogën ishte i lartë, 80 euro për gram kokainë. Paratë shkonin në Shqipëri përmes transfertave, por edhe për ndërtimin e një vile luksoze për kapon shqiptar.