Federata Botërore e Atletikës (IAAF) ka nisur hetimet ndaj trajnerit dhe agjentit të kampionit të botës në 100 metra Justin Gatlin se kanë ofruar substanca për të rritur performancën për disa gazetarë të maskuar.
Gazeta britanike “The Daily Telegraph” ka raportuar të martën se anëtarët e skuadrës së Gatlinit – trajneri Dennis Mitchell dhe agjenti Robert Wagner – kanë ofruar “substanca të ndaluara për të rritur performancën” te gazetarët e saj të maskuar. Presidenti i IAAF-së, Sebastian Coe, i ka quajtur këto akuza shumë serioze, përcjell Koha Ditore.
Sprinteri 35-vjeçar Gatlin, që u bë kampion bote në 100 metra në gusht, duke mposhtur kampionin e trefishtë olimpik, xhamajkanin Usain Bolt, ka shkruar në Instagram se është “i shokuar dhe i befasuar” nga akuzat dhe ka shkarkuar Mitchellin nga stafi i tij.
Mitchell kishte fituar medaljen e bronztë olimpike në 100 metra në LO “Barcelona 1992”. Mitchell dhe Ëanger kanë mohuar akuzat e bëra nga gazeta britanike ndaj tyre.., përgatiti Express. (b.an)