Ndarja e çmimeve Golden Globe do të jetë më interesante se kurrë më parë. Dhe jo për shkak të rezultatit të pasigurt të votave të jurisë, por për shkak të ndarjeve të aktorëve të Hollyëoodit rreth ngacmimeve seksuale.
Ndërsa fituesja e çmimit Oskar Meryl Streep ka planifikuar të veshë një fustan të zi në emër të luftës kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit, kolegia e saj Rose Mcgawan tha se kjo është hipokrizi.
“Meryl jo vetëm që ka punuar për derrin, por e ka quajtur edhe Zot dhe heshtja e saj ka qenë problem. Ju do të merrni shpërblime me admirime të rreme dhe përbërja nuk do të ndryshojë aspak.
Përbuzi hipokrizinë tuaj. Ndoshta do të ishte mirë për të në vend të fustanit të zi me mbishkrimin ‘Marquis’”, shkruan Rose Mcgawn.
Rose ishte ndër të parat që haptazi akuzoi ish-kreun e kompanisë së prodhimit “Miramax” për përdhunim dhe shantazh.Akuza të njëjta ose të ngjashme kanë bërë edhe 84 femra, ndërkohë që Harvey Weinstein është larguar nga të gjitha pozicionet dhe pritet të ngrihet padi për dhunim, përgatiti Express. (b.an)