Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet ndaj ambasadorëve të SHBA-BE. Duke iu referuar qëndrimit për zgjedhjen e kryeprokurorit, por edhe për tema të tjera, ish-lideri i PD, deklaroi se Donald Lu dhe Romana Vlahutin sillen si ambasadorë të Ramës.
Në një intervistë në OraNews, Berisha deklaroi se dy ambasadorët kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje të Ramës
“Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij. A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje”, tha Berisha
Sulmit të Berishës nuk i shpëton as Arvizu: Ka bërë postera elektoralë me Frrokun dhe Ndokën
Ish-kryeministri sulmoi edhe pasardhësin e ambasadorit Donald Lu. Berisha deklaroi se Aleksander Arvizu doli në postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën
“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu. Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.”, deklaroi Berisha
Por pavarësisht akuzave të forta, Berisha tha se marrëdhëniet me ambasadorët i ka shumë të mira.
Berisha: Brukseli nuk është Vlahutin, ambasadorja është e njëanshme
“Nuk është Brukseli zonja Vlahutin”. Në vijimësi të deklaratave dhe sulmeve ndaj ambasadorëve, Berisha hodhi akuza të forta nga ambasadores së BE, Romana Vlahutin. Berisha deklaroi se Vlahutin është e njëanshme dhe pasionante ndaj qeverisë.
“Nuk është Brukseli zonja Vlahutin.Është përfaqësuese për të cilën ne dhe ajo vetë kemi bërë të qartë qëndrimet e saj jo miqësore ndaj opozitës. Janë eksponentë kryesorë që na kanë thënë nuk ka nevojë, se ajo sa ulet fillon me një pasion të papërmbajtur ndaj opozitës çka tregon se ajo është krejtësisht e njëanshme. Kjo është e vërteta. I keni parsysh të gjitha deklaratat e saj, po qe për to shqiptarët i kishin marrë me kohë negociatat por ja që nuk i hapën, ja që dolën fjalët e atyre që përgënjeshtroheshin këtu, ishin të vërteta. Cili është pasioni i zonjës Vlahutin për qeverinë, a është majtizmi, sorosizmi, a ka faktorë të tjerë nuk i di unë, nuk më intetresojnë. Mua më interson kjo, shqiptarëve u është thënë në mënyrë të përsëritur ajo që nuk ka ndodhur”, tha Berisha
Berisha flet për Arta Markun: E vlerësoj, por kryeprokuror u zgjodh Rama
Ish kryeministri Sali Berisha, foli edhe për kryeprokuroren e re. Berisha është shprehur se opozita nuk ka asgjë kundër Arta Markut, Kryeprokurores të zgjedhur dje mes dhunës dhe flakadanëve. Por Berisha shtoi se kryeprokuror i vërtetë është zgjedhur Edi Rama që sipas tij ka për qëllim të mbyllë dosjet e tij në Prokurori.
“Me Arta Markun, ne nuk kemi asgjë, me Arta Markun për ne është Edi Rama që do të mbyllë dosjen Tahiri se është dosja Edi Rama. Po por thonë që Arta Marku është një demokrate, a e bleu qeveria atë? E shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur respektin më të madh nënës së saj, familjarëve të saj dhe për të, por dje është zgjedhur kryeprokuror Edi Rama. Kjo është vrasja më e madhe që i është bërë drejtësisë“, u shpreh Berisha.
javanews.al/a.ç