Deputetja demokrate Grida Duma është një ndër deputetët e kallëzuar nga policia pas protestës së djeshme të opozitës. Duma mbajti një fjalim gjatë protestës, ku i nxiste ata që të futeshin në parlament. Sot ajo ka folur për këtë gjë në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Ajo e komentoi si një situatë qesharake por shtoi se gjëja e mirë e gjithë kësaj është që aktivistët e PD kanë janë liruar nga policia.
Dhjetë deputetë opozitarë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të tensioneve të shkaktuara ditën e djeshme në seancën parlamentare.
Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma. Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste janë Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari. Noka, Paloka dhe Duma janë proceduar për “Prishje së rendit dhe qetësisë publike’, ndërsa të tjerët për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
a.ç