Emërimi i kryeprokurores së Përkoshme Arta Marku dje në Kuvend, solli një përplasje të fortë në seancë, teksa opozita u shpreh kundër saj.
Por nuk kanë munguar reagimet, madje dhe nga radhët e të ish të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre, që e shohin këtë emërim si një gjetje të mazhorancës, pasi Marku është një bijë nga famije e persekutuar.
Në një status të tij Ilirjan Blloshmi ironizon teksa shkruan se, “duheshe një Gramoz Ruçi dhe i nipi i Spiro Kolekës që pas 27 vitesh në krye të prokurorisë të zgjidhet një person që vjen nga ish të përndjekurit.
“Dmth duheshe nje Gramoz Ruçi dhe i nipit Spiro Kolekes qe pas 27 vitesh ne krye te prokurorise te zgjidhet nje person qe vjen nga ish te perndjekurit.
Njoftoni ata “antikomunistet” qe kur Prel Deda u kishte vene pushken komunisteve.
Prinderit e ketyre qe sot te “caplejne” gjoja si antikomuniste, rrini pas ndonje sekretari partie, per te marre nje burse per ju.
Dmth per ju qe te “shqyeni” kur ju thua se X apo Y jane binj kriminelesh.
Asnje here sa qe ne pushtet PD-ja nuk i ka dhene ndonje post kaq te rendesishem nje personi qe vjen nga ish te perndjekurit”,shkruan Blloshmi në postimin e tij.
Kryeprokurorja Arta Marku rrjedh nga një familje me qasje dhe aktivitet të djathtë politik.
Ajo është bijë e Ndrecë Markut të internuar nga Lezha në Fushë Arrëz dhe mbesa Prel Dedës, një nga familjet më të persekutuara të Iballës së Pukës.
Nëna e saj njihet si një ndër aktivistet më të spikatura të PD në Fushë Arrëz.
Megjithatë opozita krijoi gjithë atë përplasja kundër zgjedhjes së saj. /b.d