Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat, pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë kanabis në shkolla.
I arrestuar është Alvaro Nallbani, 21 vjeç, banues në Berat.
Sipas policisë, arrestimi i tij erdhi pas informacioneve të marra, pasi ishte monitoruar duke u marrë me veprimtari kriminale, teksa shpërndante lëndë narkotike kanabis sativa pranë ambjeteve të jashtme të shkollave.
Nga kontrolli fizik që ju ushtrua në momentin e arrestimit ju gjet dhe sekuestrua nje sasi e vogël lënde narkotike e ndarë në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”
a.ç