Për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, nisja e hetimit nga drejtësia amerikane për kontratën e skanerit në doganat shqiptare është një lajm i mirë.
Sipas Braçes, faktet e reja që mund të dalin nga hetimi në Amerikë për kompaninë “Rapiskan” që më pas kundrejt 4 dollarëve i kaloi kompanisë S2 Albania i cili ka nisur këto dy ditët e fundit mund të sjelli edhe anulimin e kësaj kontrate:
“Hetimi që ka nisur ne SHBA nga këndvështrimi i tyre për mbrojtjen e investitorëve, kësaj kompanie nga korrupsioni në Amerikë, është një mundësi shume e mire për te gjitha autoritetet shqiptare për te marre te dhëna te mjaftueshme që pse jo të shkohet deri në ndërprerjen e kësaj kontrate në rast se është fituar në rrugë korruptive”
Deputeti i PS-së Erion Braçe u shpreh se ai ka patur gjithmonë dyshimet e tij për kontratën, dhe si arsye kryesore Braçe përmendte faktin se oferta ishte bërë pa kërkesë dhe në garë ishte vetëm një garues, ndërsa u mor oferta më e lartë:
“Mjafton t’ju them se gjatë garës janë vërejtur tre dokumente te ndryshme.
1-Propozimi i pa kërkuar nga Rapiskan
2-Ështe oferta ne rritje e Rapiskan ne garën(te themi gare se ka pasur vetëm një kompani) prezantuar qe ishte vetëm Rapiskani ku treguesi financiar ishte ne rritje dhe se treti kontrata që ndryshon nga dy kontratat më përpara”
Pavarësish nga denoncimet e tija, Braçe u shpreh se Prokuroria nuk hetoi për këtë çështje.
“Ju them sepse jam ne konflikt interesi pasi gjate gjithë periudhës kur isha ne opozitë nga 2008 jam drejtuar prokurorisë me disa çështje por për asnjërën prej tyre nuk ka patur rezultate”
Sa i takon anulimit të kontratës, deputeti socialist u shpreh se ishte e pamundur pasi kostoja e penalizmit për zgjidhjen e parakohshme të kontratës ishte më i madh se sa nëse ajo zbatohej. Ajo që mundej të bëhej dhe u bë – tha Braçe për Tema TV – ishte rinegocimi për uljen e tarifave. /b.d