Prej më shume se një muaji në vendin tonë ka nisur qarkullimi i gripit sezonal. Ekspertet thonë se situata është e qetë, ndërsa numërohen 11 mijë të sëmure me infeksione të respiratore. Kulmin e saj epidemi gripale parashikohet ta shënojë në fund të Janarit.
11 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekut të familjes gjatë një jave si pasojë e prekjes nga infeksionet respiratore. Ekspertet e Institutit te Shëndetit Publik, pohojnë se situata gripale në vend është e qetë, ndërsa parashikohet që rastet në shtohen në janar.
Edhe këtë vit në qarkullim janë dy viruse të tipit A (H 1N1) dhe (H3N2). Pavarësisht situatë se qetë mjeket apelojnë për kujdes të shtuar.
Ekspertet e shëndetësisë janë të mendimit, se vaksinimi mbetet forma më e mirë parandaluese. Ata thonë se vaksinat mund të injektohen në çdo kohë dhe nga të gjithë./Klan TV