1793-Gjenerali Napoleon Bonaparte fitoi betejën e parë të madhe kur mori prej anglezëve Toulonin.
1906-Lindi burri i shtetit rus Leonid Iliç Brezhnjev, Kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem të BRSS nga 1960, kurse pas përmbysjes më 1964 të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushovi edhe vendin e tij. Ai ishte protagonisti kryesor i politikës së brendshme dhe të jashtme sovjetike deri në vdekjen e tij në vitin 1982.
1941-Pas një ofensive të dështuar në Moskë në Luftën e Dytë Botërore, Adolf Hitleri shkarkoi komandantin e trupave tokësore gjermane Marshall Walther von Brauchitsch dhe personalisht mori komandën e ushtrisë.
1972-Kapsula Apollo-17 zbriti në Oqeanin Paqësor. Kjo përfundoi programin amerikan “Apolo” të fluturimeve në Hënë me ekuipazh njerëzor.
1984-Kryeministrat britanikë dhe kinezë Theçër (Thatcher) dhe Zhao Chiang (Zhao Ziyang) nënshkruan një marrëveshje në të cilën Pekini zyrtar do merrte në administrim Hongkongun nga 1 korrik 1997, pas 99 vjetësh administrim te britanikëve.
1996-Vdiq Marcello Mastroianni, ylli i kinemasë italiane. (b.an)