Milani ka anuluar darkën e Krishtlindjes, ndërsa ka konfirmuar se ka shkuar në karantinë pas humbjes 3:0 të dielën ndaj Veronës në Serie A. Sipas “Sky Sport Italia”, lojtarët me familjet e tyre, trajnerët dhe drejtorët ishin paraparë të hanin darkë së bashku të hënën mbrëma, transmeton “Koha Ditore”.
Mirëpo, për shkak të kohëve të vështira që po përjeton skuadra, raportohet se darka është anuluar. Ndërkohë Milani ka njoftuar se skuadra do të jetë në karantinë nga e marta deri në njoftim të mëtutjeshëm, ndërsa “Gazzetta dello Sport” raportoi se vendimi është marrë nga drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli dhe drejtori menaxhues Marco Fassone.
Në karantinë lojtarët do të qëndrojnë së bashku para dhe pas stërvitjeve, në përpjekje për të përqendruar mendjen e tyre vetëm te ndeshjet. Ndeshja e radhës për Milanin e drejtuar nga Gennaro Gattuso do të jetë në Serie A kundër Atalantas të shtunën. Milani ka kritikuar raportimin e “Gazzetta dello Sport” se klubi ka humbur dinjitetin kundër Veronës…, përgatiti Express. (b.an)