Antoine Griezman është futbollisti francez që ka futur në sherr madje zyrtarisht klubin e tij Atletico Madrid me Barcelonën. Një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës madrilene dhe tejet i lakmuar në arenën ndërkombëtare mund të bëhet objekt i merkatos së dimrit. Kjo do të dëmtonte interesat e Atleticos.
Për këtë arsye skuadra e vendit të dytë në renditjen e Primera Divizion, ka paditur në FIFA Barcelonën pasi ka prova domethënëse se katalanasit kanë nisur kontaktet me persona pranë lojtarit.
Neni i rregullores mbi të cilin janë mbështetur është ai i integritetit në garë. Barça është në kryesim të kampionatit ndërsa Atletico e ndjek me 6 pikë diferencë. Sipas zyrtarëve të Madridit, tratativat e fshehta që po kryen barça shpërqendrojnë lojtarin dhe destabilizojnë klubin në garën për titullin kampion.
Griezmann, që ka një klauzolë shitjeje prej 100 milionë eurosh, është nën kontratë me Atletico Madrid deri në 2022
a.ç