Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar dramatike situatën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Balla deklaroi se PS së bashku me ekspertë të fushës do të vlerësojë atë që ndodhi dje, ku deputetët e opozitës krijuan një situatë të jashtëzakonshme, në seancën ku u zgjodh kryeprokurorja e re e përkohshme.
“Situata dje në Kuvend ishte dramatike. Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën. Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës. PS po përgatit një material për hapat që do të ndërmarrë. Përgëzojmë hapat e marra nga Policia e Shtetit. Ruajtja e rendit është detyrë e Gardës. Momenti i votimit është solemn. Rast i paprecedentë ai i djeshmi, ushtruan dhunë ndaj Ulsi Manjës, ashtu si dhe në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. Kanë goditur Kuvendin deputetët e PD dhe LSI dhe kjo është vepër penale. Ne bashkë me ekspertë të fushës do të vlerësojmë situatën, edhe pse presim ndjesë nga PD dhe LSI për situatën e djeshme”, tha Balla.